Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Operacion në Tiranë, sekuestrohen 700 gramë kokainë, ndalohen 3 shtetas

Operacion në Tiranë, sekuestrohen 700 gramë kokainë, ndalohen 3 shtetas
October 04
17:34 2016

Nga Anduena Llabani

Specialistët e antidrogës në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Tiranës dhe skuadrat “Shqiponja”, kanë zhvilluar një operacion antidrogë.

Operacioni është zhvilluar në rrugën “5 Maji”, ku janë ndaluar tre shtetas: Sokol Geci 22 vjeç nga Tropoja, banues në Tiranë, Eraldo Dodaj 19 vjeç nga Mirdita, Pashk Teska 20 vjeç nga Laçi.

Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar rreth 700 g kokainë dhe një armë zjarri. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje