Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Operacion antikanabis edhe në Mat, sekuestrohen 310 bimë narkotike dhe shoqërohen dy persona

Operacion antikanabis edhe në Mat, sekuestrohen 310 bimë narkotike dhe shoqërohen dy persona
October 21
18:21 2016

Nga Anduena Llabani

Një operacion i përbashkët i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Komisariatit të Policisë Mat dhe SHÇBA pranë DVP Dibër është zhvilluar po gjatë ditës së sotme ku janë asgjësuar  310 bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Në Njësinë Administrative Derjan, Bashkia Mat, në territorin e fshatit Lami i Madh, forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, dhe SHÇBA, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të marra në burime të ndryshme kanë ushtruar kontroll dhe në një parcelë të hapur rishtas kanë gjetur të kultivuara 310 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mat, dy persona për t’u pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

/Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje