Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Operacion antikanabis, i koduar “SMILE”, në Vlorë

Operacion antikanabis, i koduar “SMILE”, në Vlorë
October 21
14:06 2016

Nga Anduena Llabani

Rreth 50 efektivë policie po vijojnë operacione kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke filluar nga fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik, me qëllim konstatimin e ambienteve me lëndë narkotike, asgjësimin e tyre dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të këtyre operacioneve deri tani janë arritur këto rezultate:

Sekuestrohen 41 kg lëndë narkotike marijuanë!

Kapet autori (pronari i pallatit).

Arrestohet në flagrancë shtetasi: Ferdinant Mile, 47 vjeç, lindur në Fier, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit në katin e parë të pallatit, në lagjen “Ujë i ftohtë” Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur një sasi me lëndë narkotike, e cila ishte e futur nëpër thasë sintetikë me peshë totale prej 41 kg (kilogramë) e llojit marijuanë.

Policia bën me dije se do të japë detaje të tjera në vazhdim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje