Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Oliver Kahn ka disa fjalë për Buffon: “Duhet të ishte tërhequr kohë më parë ”

Oliver Kahn ka disa fjalë për Buffon: “Duhet të ishte tërhequr kohë më parë ”
April 13
14:52 2018

Gianluiggi Buffon me shumë mundësi ka luajtur ndeshjen e fundit në “Champions League” në karrierën e tij pasi 40-vjeçari më herët ka deklaruar se mund të tërhiqet në fund të sezonit.

Portieri legjendar i Bayern Mynchen dhe Gjermanisë, Oliver Kahn, shprehet se Buffon do të kishte bërë mirë të tërhiqej më herët nga futbolli. Pikërisht siç bëri edhe vet ai, apo siç bëri më pas Philipp Lahm.

“Sigurisht nuk është e lehtë të kuptosh se kur duhet të ndalesh – shpjegon Kahn për gjermanen “Bild”. – Nëse do të ishte tërhequr më herët, ai do të kursente eliminimin nga Suedia, por edhe këtë zhgënjim të fundit përballë Realit. Megjithatë, ai është shtyrë gjithmonë nga arritja e rekordeve të reja, e mbi të gjitha nga ëndrra për të fituar Champions League”.

Kahn vendosi të tërhiqej gradualisht. Në fillim la Kombëtaren në vitin 2006, në përfundim të Botërorit të Gjermanisë, e më pas në vitin 2008 i dha “lamtumirën” edhe futbollit të luajtur.

“Ndoshta mund të luaja edhe për 2-3 vite të tjera, – vazhdon Kahn. – Por për çfarë do të nevojitej? Edhe Lahm më duket se mori vendimin në kohën e duhur. Nëse nuk je në gjendje të përcaktosh momentin e duhur për t’u ndalur, largimi më pas është më i dhimbshëm. Do t’i sugjeroja Buffonit të varte këpucët në gozhdë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje