Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

OKB: Shqipëria me 340 mln USD fitim nga droga, sa 2.6% e PBB

OKB: Shqipëria me 340 mln USD fitim nga droga, sa 2.6% e PBB
July 11
12:56 2016

Një raport i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin e rendit Shqipërinë si një ndër vendet kryesore për prodhimin e kanabisit, referuar të dhënave të fundit zyrtare, atyre të vitit 2014. Raporti zbulon se në atë vit u prodhuan 540 ton drogë dhe u zbuluan 551.414 bimë, por nuk ka të dhëna mbi sipërfaqen reale të kultivuar.

Së bashku me Kolumbinë, Xhamajkën, Holandën dhe Paraguaji, vendi ynë renditet ndër vend –burimet e rëndësishme të kanabisit të shitur në tregjet ndërkombëtare. Raporti e cilëson fitimin nga trafiku i drogës në Shqipëri si më të lartë se ato në vendet e zhvilluara në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. “Në vendet e zhvilluara fitimet luhaten nga 0.07 – 0.19 % të PBB, ndërsa në vendet me PBB të vogël si Shqipëria (2.6 %), Irani (1.66 %) dhe Bullgaria (1.22 %), fitimet janë më të larta. PBB e Shqipërisë është rreth 13 miliardë USD në vit. Fitimi nga drogat përllogaritet në rreth 340 milionë USD në vit.”, citohet në raport.

Më tej në raport, theksohet se  fitimet nga tregtia e ligjshme e drogave përbëjnë nxitës të konsiderueshëm financiarë për grupet e riorganizuara kriminale.

Sa i takon pastrimit të parave, UNODC citon në raport se pastrimi kryhet me mënyra të ndryshme, duke nisur nga përdorimi i teknikave të vogla të centralizuara deri tek përdorimi i sofistikuar i bizneseve mbështetës. Të ardhurat nga trafiku i drogës riqarkullohen përmes mjeteve të ligjshme dhe mund të kenë  mund të kenë efekte të rëndësishme makroekonomike, përfshirë këtu ndryshime në vlerat e monedhave dhe rritje të buxhetit dhe të vlerës monetare.

Komento
Etiketimet
Shperndaje