Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

OKB paralajmëron Erdogan: Spastrimet e qeverisë mund të shkelin të Drejtën Ndërkombëtare

OKB paralajmëron Erdogan: Spastrimet e qeverisë mund të shkelin të Drejtën Ndërkombëtare
August 19
18:01 2016

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron Turqinë për masat e ndërmarra, spastrimet, arrestimet e shumta pas dështimit të grushtit të shtetit, të cilat shkojnë përtej asaj që mund të justifikohet.

Partia e Recep Tayyip Erdogan ka arrestuar dhjetëra, mijëra njerëz dhe qindra të tjerë janë larguar nga postet e tyre. Më shumë se 130 media janë mbyllur, dhjetëra gazetarë janë arrestuar, ndërkohë që të burgosurit raportojnë ushtrimin e dhunës.

Një grup ekspertësh nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) kritikojnë spastrimet në sektorët ushtarakë, të medias, arsimit, drejtësisë dhe ekonomisë. “E kuptojmë këtë situatë kritike në Turqi, por jemi të shqetësuar se hapat e qeverisë për të kufizuar të drejtat, shkojnë përtej asaj që mund të justifikohet”,- shprehen ata në një deklaratë të përbashkët.

Presidenti i Turqisë ka akuzuar ish-aleatin e tij, kritikun Fethullah Gulen, për tentativën e grushtit të shtetit, që la qindra të vdekur. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje