Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

OKB: Katastrofë e pashembullt humanitare në Aleppo! Nevojitet armëpushim

OKB: Katastrofë e pashembullt humanitare në Aleppo! Nevojitet armëpushim
August 23
13:59 2016

Në konferencën mujore  zhvilluar këtë të hënë, Shefi për Ndihma i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien, paralajmëroi se Siria është përfshirë nga kriza humanitare më e thellë e kohës sonë, ku je vazhdimisht në garë me kohën për të shpëtuar qindra mijëra civilë duke u siguruar ushqim, ujë dhe medikamente mjekësore.

“Në Aleppo, ne rrezikohemi nga katastrofë e pashembullt humanitare në më shumë se pesë vjet që prej nisjes së konfliktit sirian. Unë s’arrij as të theksoj mjaftueshëm nevojën e ngutshme për një armëpushim 48 orësh. Sapo ky vendim të hyjë në fuqi dhe qasja të jetë e sigurtë, ne do të shpërndajmë ndihmat humanitare.”

Që prej muajit të kaluar, OKB ka kërkuar vendosjen e armëpushimit për të siguruar shpërndarjen e ndihmave dhe për të larguar nga zona e luftës, civilët e plagosur.

Aleppo është qyteti më i madh sirian dhe përpara nisjes së luftës civile, cilësohej dhe si qyteti më i fuqishëm ekonomikisht.

“Është momenti të lëmë mënjanë dallimet, të mblidhemi së bashku dhe të ndalojmë këtë turp humanitar. Po bëhet gjithçka për të ndihmuar popullsinë civile që të ketë një jetë sa më normale .”, u shpreh më tej O’Brien.

Komento
Etiketimet
Shperndaje