Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ofertë zyrtare për Etrit Berishën, pritet t’i bashkohet Palermos

Ofertë zyrtare për Etrit Berishën, pritet t’i bashkohet Palermos
August 31
14:42 2016

Portieri i kuqezinjve, Etrit Berisha, pritet që t’i bashkohet skuadrës së Palermos në sezonin e ri futbollistik. E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” bën me dije se klubi i Palermos i ka bërë ofertë zyrtare Lacios për të huazuar Berishën.

Edhe më parë, portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, e ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Lacio, pas vendimit të trajnerit Inzagi për t’i besuar vendin e titullarit Frederiko Marketi-t. E ardhmja e tij vijon të jetë në dilemë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje