Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Obama thumbon Trump-in: Do të fitoja nëse kandidoja sërish

Obama thumbon Trump-in: Do të fitoja nëse kandidoja sërish
December 27
17:53 2016

Presidenti në ikje, Barack Obama tha se do të kishte fituar sërish nëse do të mund të kandidonte sërish për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kam besim në vizionin tim dhe nëse do të kandidoja sërish dhe do e artikuloja qartë, mendoj se do të mobilizoja një shumicë dërrmuese të qytetarëve amerikanë për të më mbështetur”,- tha Obama në intervistën dhënë për CNN.

“Kam takuar njerëz që do të votonin për mua, edhe pse ishin kundër disa prej politikave që unë kam ndjekur”,- shtoi Obama.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Donald Trump, i cili nëpërmjet Twitter-it të tij është shprehur: “Presidenti Obama ka thënë se do të fitonte nëse kandidonte kundër meje. Ai mund ta thotë këtë, por unë them NË ASNJË MËNYRË; pakësimi i vendeve të punës, ISIS, reforma në shëndetësi etj.”,- shkruan Trump.

Hillary mori 2.9 milionë vota më tepër se Trump në total, por në sajë të sistemit amerikan zgjedhor humbi nga shpërndarja e senatorëve dhe mandateve përqark shteteve.

Komento
Shperndaje