Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Obama sulmon Trump: Në SHBA nuk bëjmë teste për fenë!

Obama sulmon Trump: Në SHBA nuk bëjmë teste për fenë!
June 15
09:49 2016

“Ndalimi i emigrimit nuk është në idealet tona – një shteti të ndërtuar mbi parimet e lirisë e të fesë. Ne nuk bëjmë teste feje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”

Këtë mënyrë ka zgjedhur Presidenti i SHBA-ve Barack Obama si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Donald Trump i cili i drejtohet joamerikanëve të fesë myslimane të mos futen në territorin amerikan. Interesant në daljen e Obama-s është fakti se ai në asnjë moment nuk e përmend emrin e kandidatit republikan për kreun e ri të shtetit.

Bëhet fjalë për një nga mesazhet më të forta të Obama-s rreth kësaj çështjeje, rreth së cilës Presidenti insistoi se është me shumë rëndësi të mos bien pre e së njëjtës lojë të Shtetit Islamik i cili kërkon të vendosë përballë njëri-tjetrit perëndimin dhe islamin!

“A janë dakord funksionarët e Partisë Republikane me këtë gjë?” – shtoi më tej presidenti, duke iu referuar pikërisht mendimit të Trump!

Komento