Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Obama në mbështetje të Italisë: Të gatshëm të sigurojmë ndihma

Obama në mbështetje të Italisë: Të gatshëm të sigurojmë ndihma
August 24
18:33 2016

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka telefonuar homologun e tij Italian Sergio Matarrela dhe e ka ngushëlluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Italinë qëndrore në të cilën humbën jetën rreth 73 persona dhe u plagosën me qindra të tjerë.

Obama i ka ofruar mbështetje Italisë dhe ka pohuar se SHBA është gati të sigurojë ndihma. Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë goditi në orën 03:36, 100 km në veri-lindje të Romës, në një thellësi fokale 4 km. Ai zgjati rreth 20 sekonda dhe është pasur nga rreth katër lëkundje të tjera./Blitz.al/

Komento
Shperndaje