Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Obama kundër Trump: Edhe një fëmijë e di që skllavëria nuk është e mirë

Obama kundër Trump: Edhe një fëmijë e di që skllavëria nuk është e mirë
September 23
17:16 2016

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka reaguar pas deklaratës së kandidatit republikan Donald Trump se zezakët në Amerikë janë shumë më keq se më parë. “Edhe një 8-vjeçar po ta pyesësh mundet të thotë që skllavëria nuk është e mirë për njerëzit”,- u shpreh Obama.

Sipas Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundërshtari i Hillary Clinton-it ka harruar mësimet mbi skllavërinë.

Kjo deklaratë erdhi pas asaj të Trump,-it i cili  u shpreh se zezakët janë shumë më keq se më parë. “Komunitetet me zezakë në Amerikë janë më keq me Obama-n, më keq se kurrë më parë. Ne jemi këtu për t’u përpjekur për t’i bërë vendet tona më të sigurta. Komunitetet tona afro-amerikane janë në gjendjen e tyre më të keqe. Si kurrë më parë!”- ka thënë Trump gjatë fjalës së tij në Kenansville, Karolinën e Veriut. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje