Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nxitje dhune, Xhelal Mziu kërcënon me prishje shtëpie ata që mbajnë flamuj të PS-së dhe LSI-së

Nxitje dhune, Xhelal Mziu kërcënon me prishje shtëpie ata që mbajnë flamuj të PS-së dhe LSI-së
June 19
14:34 2017

Një rast i paprecedent ka ndodhur në Kamëz, pasi kreu i Bashkisë Xhelal Mziu është filmuar teksa ka bërë disa kërcënime për kundërshtarët politikë.

Në videon e filmuar, Mziu duket teksa u çon disa mesazhe presioni atyre që mbajnë flamuj të PS-së dhe LSI-së në shtëpitë e tyre.

“Kush ka vendosur flamurin e PS-së apo LSI-së, le ta heqë brenda ditës së sotme, sepse nesër do t’i prishim edhe shtëpinë…”, – shprehet ai në një takim elektoral në Kamëz.

Kujtojmë që ditët e fundit fushata është përfshirë nga incidente elektorale pasi janë dhunuar disa simpatizantë politikë, kryesisht të LSI-së.  /Blitz.al/

 

Shperndaje