Blitz

 Breaking News

Nxit qytetarët të rikthehen në punë, presidenti i Brazilit mendon se Covid-19 është një grip i vogël!

Nxit qytetarët të rikthehen në punë, presidenti i Brazilit mendon se Covid-19 është një grip i vogël!
March 25
16:09 2020

Në një fjalim drejtuar kombit, Bolsonaro u kërkoi kryetarëve të bashkive dhe qeveritarëve të shtetit që të tërhiqnin masat e bllokimit, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet të kthehemi në normalitet”, tha ai.

Bolsonaro është përballur me kritika në rritje për qëndrimin e tij ndaj virusit, të cilin ai e ka quajtur si një “fantazi” dhe një “grip të vogël” pavarësisht se deri më tani janë infektuar rreth 400 mijë njerëz në gjithë botën dhe dhjetëra mijëra të tjerë kanë gjetur vdekjen.

Sondazhet e opinioneve kanë treguar që popullariteti i Bolsonaro po zvogëlohet.

Ai tha se situata e tmerrshme në Itali nuk do të përsëritet në Brazil për shkak të popullsisë më të re të vendit të Amerikës Latine dhe klimës më të ngrohtë

Share