Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nxirret makina që ra në liqenin e Shkopetit, policia: Dyshohet të jetë përdorur në vjedhjen e Rinasit

Nxirret makina që ra në liqenin e Shkopetit, policia: Dyshohet të jetë përdorur në vjedhjen e Rinasit
July 06
12:53 2016

Ditën e sotme, polumbarët kanë arritur të nxjerrin makinën e fundosur në liqenin e Shkopetit. Mjeti u vu re nga peshkatarët e zonës, të cilët njoftuan policinë për ngjarjen. Dyshohej se automjeti udhëtonte në rrugën nacionale Milot-Burrel kur ra në liqenin e Shkopetit, në 70 metra thellësi.

Nga hetimet e kryera deri më tani, burime të policisë bëjnë me dije dyshimet se mjeti në fjalë është përdorur në grabitjen e shënuar pak ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza”, autorët e të cilës nuk janë identifikuar ende.