Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nxënësit nga Kosova mbërrijnë në Shqipëri, Ministria prezanton programin e shkëmbimit

Nxënësit nga Kosova mbërrijnë në Shqipëri, Ministria prezanton programin e shkëmbimit
April 15
18:11 2019

Për përmirësimin e arsimit janë ndërmarrë shumë reforma nga qeveria dhe nga Ministria e Arsimit. E radhës ka të bëjë me një program shkëmbimi mes nxënësve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministrja e Arsimit, Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale:

“Dje erdhën në Shqipëri 60 nxënësit e parë nga Kosova, të cilët do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve. Ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet tona.
Javës tjetër, bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë për të bërë të njejtën gjë. Përveçse do të mësojnë bashkë, nxënësit do të kenë një agjendë të ngjeshur me ekskursione, vizita në muze dhe aktivitete të ndryshme kulturore.
Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar miqësi mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë që i qëndrojnë distancave dhe kohës.”

Shkëmbime të tilla janë vërtet efektive jo vetëm në aspektin edukativ, por dhe në krijimin e lidhjeve dhe shkëmbimit të kulturave. Kjo ka rezultuar e suksesshme dhe shumë vite më parë në Shqipëri. /Blitz.al/

Share