Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nusja helmon vjehrrën dhe rrëfen krimin makabër: “I hodha helm në lëngun e portokallit, ajo përpëlitej dhe…

Nusja helmon vjehrrën dhe rrëfen krimin makabër: “I hodha helm në lëngun e portokallit, ajo përpëlitej dhe…
March 14
14:07 2018

Një ngjarje e cila ka ndodhur me datë 30 prill të vitit 2017-të ka arritur të zbardhet vetëm ditën e sotme. Lirije Lami është dërguar në spital e pa jetë dhe është thënë se ka pësuar një infarkt. Por e vërteta e zbuluar sot ëshë krejt ndryshe, sepse pas një hetimi 10 mujor Prokuroria ka zbuluar se Lirija është helmuar me fotoksinë nga nusja e saj. Nga një video që prokuroria ka siguruar nga hoxha i zonës çdo gjë tashmë eshte e qartë, sepse aty nusja ka treguar se si e ka helmuar vjehrrën e saj e më pas e ka mbytur me duart e veta.

“Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona s’janë të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre. Një ditë vjehrra erdhi të blinte disa fidanë pasi kisthe shpërndarë qumeshtin, e pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtohesim, i ofrova një pije brenda të cilës kisha hedhur fostoksinë. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja në jetë fëmijën tim. Ajo kërkonte të hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë por zëri i saj sa vinte e rritej.

Gjatë përleshjes arrita ti vë një shall për ta mbytur, pastaj me duar e mbyta deri sa dha shpirt”, keshtu ka deklaruar ajo e deshperuar para Hoxhes se zones, i cili gjithashtu eshte i arrestuar.”

Marjana Cmeta, 21 vjeçare, tani nënë e një femijë 5 muajsh, ndodhet e arrestuar pasi ngjarja u zbulua pas një viti që kishte ndodhur. Ndërsa bashkëshorti i saj, djali i të ndjerës duket se e ka ndjerë gjithçka sepse në Facebook gjen shumë statuse për nënën, dedikime e poezi. Djali thotë se e ndjen pafund mungesën e saj dhe flet për të vërtetën, e cila mund ta ketë rrugën të gjatë, por vjen një ditë.

Në pranga sipas Syri.net ranë edhe shtetasit e mëposhtem:

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes së ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Komento
Shperndaje