Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Numri i viktimave nga tërmeti shkon në 42, një trup i pajetë nxirret te ish-Këneta

Numri i viktimave nga tërmeti shkon në 42, një trup i pajetë nxirret te ish-Këneta
November 28
16:53 2019

Nxirret një trup i pajetë nga rrënojat e zonës së ish-Kënetës. Identiteti i tij nuk dihet ende, ndërsa numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit shkon në 42.

Më herët nga rrënojat e hotelit “Miamare” u nxor trupi i  pajetë i Sotiraq Mishaj. Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg. Situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.

Ministria e Mbrojtjes thotë se te pallati 6 katësh te Kryqi i Kuq pranë stadiumit operacioni i kërkim-shpetimit është mbyllur. /Blitz.al/

Burimi: Ora News

Share