Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk u kualifikua si Kryeprokuror, indinjohet kandidati: “I plotësoja të gjithë kushtet!”

Nuk u kualifikua si Kryeprokuror, indinjohet kandidati: “I plotësoja të gjithë kushtet!”
December 15
18:15 2017

 

Teksa i gjithë debate dhe opinion publik po “zien” nga zgjedhja e kryeprokurorit të ri të përgjithshëm, Komisioni i Ligjeve i ka dhënë dritën e kuqe prokurorit Besnik Muçi.

Sipas komisionit, Muçi nuk i përmbushte të gjitha kushtet për të qenë një Kryeprokuror i Përgjithshëm.

Ndërkohë që juristi kandidat ka reaguar i indinjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda duke thënë: “Unë i plotësoj të gjitha kriteret për kryeprokuror. Ku e kanë gjetur kushtin e 15 vjetëve prokuror? Kryeprokurori zgjidhet nga juristët e spikatur. Ligji parashikon 15 vite pune si jurist, jo si prokuror”.

Në raportin e Komisionit mbi Besnik Muçin thuhej: “Kandidati Besnik Muçi plotëson kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe profesional; po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet por nuk përmbush kushtin e vjetërsisë në punë, pasi ka 14 vite punë si prokuror”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje