Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nuk pranoi të drejtonte skuadrën në ndeshjen me Kosovën, Mali i Zi përzë trajnerin

Nuk pranoi të drejtonte skuadrën në ndeshjen me Kosovën, Mali i Zi përzë trajnerin
June 08
11:44 2019

Ditën e djeshme, në prag të ndeshjes Kosovë-Mali i Zi, lajmi që trajneri Ljubisha Tumbakoviç dhe lojtarët Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç, nuk do të paraqiteshin në fushë ndaj kundërshtarit, bëri bujë në media.

“Presioni i qarqeve serbe bëri të veten dhe triumfoi ndaj futbollit”– shkruante dje gazeta malazeze “Vijesti”, ndërkohë që mungesa e pjestarëve te kombëtares së Malit të Zi u vu re dhe në fushë.

Ditën e sotme, e njejta gazetë raporton se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Malazeze të Futbollit, është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme. Ky Komitet ka vendosur që ta shkarkojë menjëherë nga detyra trajnerin Tumbakoviç, për shkak të “shkeljes së detyrimit profesional të parashtuar në kontratë”. Në ndeshjen e ardhshme me Çekinë, Mali e Zi do ta drejtojë dyshja Xhudoviç-Lekoviç.

Për ju që nuk e dini, tashmë ish-trajneri i fqinjit verior dhe dy futbollsitët e tjerë që nuk pranuan të luanin me Kosovën, janë të tre me origjinë dhe të lindur në Serbi. /Blitz.al/

Share