Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri, lëkundje të tjera janë regjistruar mbrëmë

Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri, lëkundje të tjera janë regjistruar mbrëmë
July 19
08:33 2018

Prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë një zonë aktive sizmologjike. Lëkundjet e tokës janë rikthyer sërish në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Sipas IGJEUM, mbrëmë rreth orës 01:46 është regjistruar një tërmet me magnitudë 2,2 ballë dhe me thellësi 26 kilometra në zonën e Gjirit të Lalëzit. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve të tokës.

Kujtojmë se dy ditë më parë Tirana u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 ballë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe dëme materiale, përveç panikut që shkaktoi tek qytetarët.

 

 

Komento
Shperndaje