Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk mund të puthë të dashurën në publik sepse njerëzit mendojnë se është pedofil

September 01
18:21 2016

Shakey Finks, 42 vjeç, ka thënë se ai është frikësuar të dalë nga shtëpia me të dashurën e tij, pasi e akuzojnë si pedofil. E dashura është 32 vjeçe, por për të duket shumë e re.

Policia i ka kërkuar Finks një fotokopje të patentës së Jessica Stives për të vërtetuar se ajo nuk është e mitur. Çifti ka dy vjet bashkë, por 6 muaj pas lidhjes kanë filluar kërcënimet dhe problemet sepse njerëzit mendonin se Jessica ishte e mitur. Fotoja e Finks qarkullonte kudo dhe ai njihej si pedofil. Pas këtyre akuzave, Finks ka shkuar në polici për t’u kontrolluar dhe të konfirmohej se ai nuk ka pasur kurrë probleme me ligjin. Pavarësisht kësaj, akuzat e rreme po i shkatërrojnë jetën.

Këto akuza vijnë si pasojë e pamjes së Jessica-s, sepse është e dobët, trupvogël dhe nuk tregon moshën e saj reale./Blitz.al/

jessica

Shperndaje