Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk ka derbi Tirana-Dinamo në Kategorinë e Parë, FSHF publikon kalendarin

Nuk ka derbi Tirana-Dinamo në Kategorinë e Parë, FSHF publikon kalendarin
July 03
14:48 2017

Federata shqiptare e Futbollit ka publikuar kalendarin e nisjes së sezonit të ri futbollistik 2017-2018 për të gjitha kategoritë futbollistike.

9 shtatori do të jetë data e fillimit zyrtar të Kategorisë Superiore, ndërsa Kategoria e Parë do të nisë 1 javë më vonë, më 16 shtator.

Vlen të theksohet se kjo do të jetë hera e parë që Tirana do të luajë në Kategorinë e Parë.

Sa u përket kurioziteteve të këtij viti, pas kalendarit të publikuar, Tirana dhe Dinamo nuk do të përballen me njëra-tjetrën sepse do të luajnë të ndara përkatësisht në grupet A dhe B.

Tirana do të luajë në grupin e jugut, kurse Dinamo në atë të veriut, duke bërë që tifozët të mos shijojnë pas disa vitesh mungese përballjen mes dy klubeve elitare të futbollit shqiptar ndër vite.

Ndërkaq, ka ndryshuar rregulli sa u përket kartonëve të verdhë të marrë nga futbollistët. Deri tani një futbollist nëse merrte 3 kartonë të verdhë pezullohej me një takim, kurse tani do të duhet të marrë 4 kartonë për t’u pezulluar me një ndeshje. /Blitz.al/

Shperndaje