Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk iu bind, polici qëllon për vdekje 29-vjeçarin e shurdhër dhe të paarmatosur

Nuk iu bind, polici qëllon për vdekje 29-vjeçarin e shurdhër dhe të paarmatosur
August 23
16:36 2016

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Karolinën  e Veriut, ku efektivi i Policisë Rrugore ka qëlluar për vdekje një qytetar që ishte i shurdhër. 29-vjeçari Daniel Harris ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Volvo”, kur efektivi Jermaine Saunders i bëri thirrje të ndalonte për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Harris ka vijuar rrugën dhe ka ndaluar në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, Harris ishte i paarmatosur kur u qëllua për vdekje nga efektivi që e kishte ndjekur. Duket se ai kishte tentuar të komunikonte me oficerin përmes gjuhës së shenjave.

“Ishte e tmerrshme, nuk mund ta imagjinosh diçka të tillë. Kur arma u shkrep, ishte e frikshme. Këta efektivë policie duhet të trajnohen për të kuptuar se bëhet fjalë për një situatë krejtësisht të ndryshme. Për mua, ajo që ndodhi është e papranueshme.”, është shprehur një fqinj i 29-vjeçarit të shurdhër. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje