Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk informuan SHKB për lirimin e kosovarit, Manjani shkarkon 3 inspektorë

Nuk informuan SHKB për lirimin e kosovarit, Manjani shkarkon 3 inspektorë
May 23
12:10 2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shkarkuar tre inspektorë që akuzohen për lirimin nga burgu i Shënkollit të kosovarit Shuaip Zukaj. Manjani theksoi se nuk do të kursejë shkarkimin e atyre personave që shkelin ligjin.

“Sa i takon pjesës së shkarkimeve, nuk më dridhet dora fare, jo vetëm për tre inspektorët e SHKB që kanë qenë në gjumë aty, por edhe gjithë drejtorinë. Pres hetimet e prokurorisë”, u shpreh ministri.

Në një prononcim për mediat, ministri bëri me dije se Prokuroria ka nisur hetimin për çështjen. U shkarkuan nga detyra punonjësit Petrit Hysa, Leart Tice dhe Marsida Meqemeja. Ata liruan nga qelia pa vendim gjykate shtetasin e dënuar me 20 vjet burg nën akuzën e një vrasje në Kosovë.

Ai u ekstradua pak kohë më parë nga Belgjika në Tiranë për llogari të një dënimi të dhënë nga gjykata e Lezhës. Shuaip Zukaj, (Shaban Zukaj) nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës pas përfundimit të dënimit të marrë në Shqipëri për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”. Lirimi ka alarmuar Ambasadën kosovare në Shqipëri. Mësohet se pala kosovare kishte paraqitur një kërkesë për ekstradimin e tij, i cili ishte miratuar por kishte mbetur vetëm në letër.

Komento
Etiketimet
Shperndaje