Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk i dha dorën punëdhënësit, gruaja myslimane fiton gjyqin: “Feja s’ja lejon kontaktin fizik, nuk është diskriminim!”

Nuk i dha dorën punëdhënësit, gruaja myslimane fiton gjyqin: “Feja s’ja lejon kontaktin fizik, nuk është diskriminim!”
August 16
15:37 2018

Nje vajzë suedeze e cila i përket fesë muslimane ka fituar një kompensim nga gjykata e vendit pas problemeve që u ngritën kur ajo refuzoi ti shtrëngonte dorën punonjësit të nje kompanie, ku ajo po jepte një intervistë pune.

Farah Alhajeh, 24 vjec, kishte aplikuar per rolin e përkthyeses në një kompani në qytetin e saj Uppsala dhe në momentin e intervistës refuzoi ti shtrëngonte dorën punonjësit që do ta merrte në pyetje për shkak të fesë së saj. Në vend të shtrëngimit të dorës ajo e përshëndeti duke vendosur dorën në zemër por kjo si duket nuk është pritur mirë nga pala tjetër.

Sic shumë mund ta dinë, nëpër vende të ndryshme të botës femrat muslimane e shmangin kontaktin fizik me njerëzit e seksit të kundërt, përvec atyre që kanë në familje dhe pikërisht kjo ishte arsyeja pse Farah bëri veprimin e sipërpërmendur. Në gjyq kompania e mbrojti punojësin e saj duke shprehur argumentat se ata nuk mund të trajtojnë ndryshe cdo punëtor nisur nga gjinia apo feja sepse kjo binte ndesh me rregullat e vendosura në “Kodin e Punës”. Por nga ana tjetër mbrojtësit e praktikantes së fesë muslimane thanë se në bazë te ligjeve të anti diskriminimit dhe të drejtave të njerit, ajo kishte të drejtë të ndiqte rregullat e fesë së saj, dhe veprimi gjatë intervistës nuk ishte mosrespektues, përkundrazi.

Gjykata duket se i dha të drejtë Farah-s, sidomos pasi ajo vetë u shpreh se “Në Suedi, që është dhe vend i saj, të gjithë njerëzit trajtohen njësoj pavarësisht nga gjinia dhe ajo këtë përpiqet të bëjë, ndjek rregullat e shoqërisë ku jeton dhe të fesë së saj, duke shmangur kontaktin fizik me meshkujt por dhe me femrat, në mënyrë që mos bëjë dallime.”

Në përfundim 24 vjecarja mori rreth $4,350 si kompensim për ngjarjen që u pa si diskriminuese kundër saj dhe hodhi poshtë argumentat e kompnaisë, megjithëse votat e gjykatësve ishin goxha të përafërta, 3 me 2 në favor të zonjës Alhajeh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje