Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuk e kam dhënë këtë mendim për Teatrin”, aktorja shqiptare replikë me Kryeministrin Rama

“Nuk e kam dhënë këtë mendim për Teatrin”, aktorja shqiptare replikë me Kryeministrin Rama
August 24
11:56 2019

Kryeministri Rama postoi sot një deklaratë të aktores kosovare Ilire Vinca e cila fliste për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

“Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar”, shkruante Rama duke cituar  fjalët e aktores.

“Ilire Vinca: Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!”

Por mesa duket aktorja pretendon se këto fjalë nuk janë thënë për Teatrin Kombëtar.

ilire më pas reagoi me një koment duke sqaruar s: “I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju faleminderit”, ka shkruar Ilire Vinca.

Rama reagoi duke i kërkuar falje aktores nëse ka ndryshuar mendim.

“Ndjese nese ju keni ndryshuar mendje, por tekstin e publikuar ketu, si çdo tekst tjeter te cituar nga protagoniste te ndryshem te komunitetit teatror shqiptar, ekipi i medias qe m’i ka vene ne dispozicion, nuk e ka shpikur por e ka marre nga publikime te caktuara”, shkruajti Rama.

Komento
Shperndaje