Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk arriti të transferonte në burg Ervis Martinaj, shkarkohet drejtori i burgjeve

Nuk arriti të transferonte në burg Ervis Martinaj, shkarkohet drejtori i burgjeve
October 10
11:10 2018

Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani. Sipas Ballkanweb kjo ka nodhur për shkak se Policia e Burgjeve nuk arriti ta marrë Ervis Martinaj i plagisur në ngjarjen e bllokut nga spitali ku ndodhej i shtruar për shkak të palgëve që mori.

Mbrëmjen e djeshme ka patur tensione mes mjekëve të spitalit dhe policisë së burgjeve të cilët kërkuan të shoqëronin Martinajn në spitalin e burgut. Mjekët nuk e kanë firmosur fletëdaljen duke krijuar një situatë të tensionuar brenda ambienteve të spitalit.

Mësohet se transferimi ka ndodhur vetëm gjatë orëve të vona të natës, pasi Ervis Martinaj ka pranuar vetë që të shkojë në spitalin e burgut.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje