Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nr.101 në listë për deputet, ish-konkurrenti i “The Voice” bëhet lajm

Nr.101 në listë për deputet, ish-konkurrenti i “The Voice” bëhet lajm
May 21
10:34 2017

Ish-konkurrenti i “The Voice of Albania”, Shpend Hysaj, është bërë lajm nga mediat pasi ka qenë i 101-ti në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosja.

Kjo forcë politike ka zgjedhur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit dhe do të garojë me një listë prej 110 kandidatësh për deputetë.

E pikërisht nga 110 kandidatë, Shpend Hysaj ka qenë i 101-ti në listë.

Edhe pse gjasat që ai të fitojë janë gati zero është bërë lajm referuar karrierës së Shpendit si këngëtar në “The Voice”, më tepër sesa asaj politike.

Por çfarë shkruan Hysaj në rrjete sociale:

“Të dashur miq, familjarë e shokë!

Tashmë është bërë publike lista e kandidatëve për deputetë të Parlamentit të Republikës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Anëtarësia e lëvizjes në Ferizaj si dhe kryesia më ka nderuar duke më besuar dhe mua që të jem i deleguar në legjislaturën që do të dalë nga këto zgjedhje të parakohshme. Momentumi politik dhe populli është për ndryshim. Rrjedhimisht edhe ndryshimi po vjen me Lëvizjen Vetëvendosje dhe koalicionin e saj të vetëm, atë me popullin dhe për popullin. Me kandidatin e saj të denjë për kryeministër Albin Kurtin, bashkë me alternativën tonë qeverisëse dhe një listë me kastën më të denjë përfaqësuese të popullit, ndryshimi po vjen fuqishëm.

Duke ju siguruar që në as edhe një presje të vetme nuk do të ndryshoj kursin e drejtë deri në bërjen e republikës tonë, ju uroj një fundjavë të këndshme dhe një natë të mirë.

Bashkë është e mundur”,- shkruan ai.   /Blitz.al/

Share