Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Norvegjia, vendi i parë që do të ndalojë makinat që punojnë me gaz

Norvegjia, vendi i parë që do të ndalojë makinat që punojnë me gaz
June 07
17:40 2016

Ndërkohë që SHBA  është duke menduar idenë e makinave elektrike  dhe mënyrat e tjera të transportit me më pak ndotje, Norvegjia ka hedhur hapin e parë me këtë qasje.  Plani ambicioz deri tani është në trajtë hipoteze nga  katër partitë politike në Norvegji, me shpresën e zvogëlimit të ndotjes në vend.  Legjislacioni nuk është finalizuar dhe nuk ka asnjë informacion se kur mund të miratohet si ligj.

Kjo tingëllon paksa ironike pasi Norvegjia është një prodhues gjigant i naftës dhe gazit natyror dhe shitja e këtyre burimeve përbën afërsisht 39% të eksporteve të vendit.  Kalimi nga përdorimi i gazit për furnizim të automobilave në atë të elektricitetit  nuk është një punë aq e madhe për Norvegjinë sa mund të jetë  për vende më të zhvilluara dhe të mëdha si SHBA. Vitin e kaluar janë shitur më shumë se 150 mijë makina në Norvegji krahasuar me 17.5 milionë në SHBA, që ekspertët e interpretojnë si pasojë e çmimit të ulët të gazit e normave të ulëta të interesit.

Aktualisht 24% e makinave janë elektrike  në Norvegji, që është një nga vendet me numrin më të madh të çiklistëve.  Ndërkohë që ky plan është shumë ngazëllyes për ambientalistët, gazetat tashmë kanë filluar të shkruajnë se që nga viti 2025 do të ndalohet shitja e naftës dhe benzinës për automjetet.

Shperndaje