Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Norvegji – vrasësi Breivik “mposht” shtetin. I janë shkelur të drejtat

Norvegji – vrasësi Breivik “mposht” shtetin. I janë shkelur të drejtat
April 20
18:29 2016

Ju kujtohet Anders Behring Breivik, autori i masakrës së 22 korrikut të vitit 2011 në Oslo e Utoya, ku vrau gjithsej 77 njerëz?

Pak muaj më parë, në daljen e fundit në gjyq, Breivik u ankua ndaj shtetit norvegjez për mosrespektimin e të drejtave të njeriut gjatë periudhës që kishte kaluar në burg.

Akuzat e tij kishin të bënin me ndalimin e të drejtës për të pasur një jetë private dhe me sjelljet jonjerëzore ndaj tij, si për shembull ofrimi i kafes të ftohtë dhe jo të ngrohtë, siç u jepej të burgosurve të tjerë.

Sot gjykata e Oslos ka nxjerrë vendimin se shteti norvegjez është fajtor për sa i përket akuzës së dytë, ndërkohë që rreth çështjes së jetës private dhe familjare akuza është hedhur poshtë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje