Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Norvegji, ekstremistët tallen me burkën e grave myslimane, i krahasojnë me sediljet e autobusëve

Norvegji, ekstremistët tallen me burkën e grave myslimane, i krahasojnë me sediljet e autobusëve
August 03
13:52 2017

Një grup ekstremistësh norvegjezë të ekstremit të djathtë është tallur me veshjet burka të grave dhe vajzave myslimane.

Një grup norvegjez i organizuar edhe në rrjete sociale me mbi 13 mijë anëtarë ka ironizuar hapur këtë veshje të grave dhe vajzave të besimit mysliman, duke publikuar një fotografi nga sediljet e autobusëve urbanë, duke i krahasuar ato me gratë e veshura me burka.

Fotografia është publikuar gjithandej në media dhe ka sjellë reagim edhe nga qytetarë të tjerë në rrjete sociale, pro dhe kundër këtyre mendimeve.

Grupi ksenofob ka komentuar me nota të vërteta proteste, por edhe me tallje të tipit: “Nuk mund ta dish çfarë ka poshtë velit, mund të jenë terroristë”; “Kjo është me të vërtetë e frikshme” etj.

Grupit “Fedrelandet vigtigst” i krijuar nga ekstremistët në fjalë është kundër emigracionit në vendin e tyre.  /Blitz.al/

Share