Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me vietnamezin që u ka shpëtuar jetën mbi 100 fëmijëve

Njihuni me vietnamezin që u ka shpëtuar jetën mbi 100 fëmijëve
July 13
15:21 2016

...

Aborti është kthyer tashmë në një trend shqetësues në vendet e zhvilluara, por Tong Phuoc Phuc  ka gjetur një zgjidhje për këtë.

Phuc është një burrë që jeton në Vietnam, i cili nuk punon, por bën diçka më fitimprurëse: merret me fëmijët e abortuar.

Për plot 15 vite ai ka mbledhur fëmijë të abortuar dhe kujdesej për ta, por shpesh ata ndërronin jetë kështu që Phuc u detyrua të blinte një copë tokë me kursimet e veta, në mënyrë që t’i varroste ashtu siç duhej.

E gjithë kjo filloi kur ai shoqëroi të shoqen për të lindur dhe pa që nga dera e përparme vajzat hynin me barkun e fryrë dhe dilnin me barkun e sheshtë. Më pas kontaktoi me një punonjës dhe i kërkoi leje për të marrë fëmijët e abortuar që t’u bënte një funeral normal.

Në tokën që ai zotëron gjenden mbi 10,000 foshnja të varrosura. “Nuk dua që ta shihni thjesht si një varrezë”, – shprehet Tong, i cili shton: “Unë dua që ky kopsht t’u flasë të gjitha atyre vajzave dhe grave që ndërmarrin një veprim të tillë”.

Tashmë vietnamezi nuk është më një “varrmihës”, por një shpëtues jete. Ai kontakton me vajzat që duan të abortojnë dhe ua mbush mendjen të mos e bëjnë një veprim të tillë, por ta mbajnë fëmijën. Në momentin që fëmija lind, Tong e adopton. Numri i fëmijëve që ai ka adoptuar deri tani është mbi 100.

Përveç kësaj, ai u ka vënë edhe nofka të gjithë fëmijëve: djemtë quhen “Vinh” (Nder) kurse vajzat “Tam” (Heart).

“Do ta vazhdoj këtë punë derisa të vdes. Shpresoj që fëmijët e mi ta vazhdojnë këtë gjë edhe kur unë mos të jem më”, – thotë Tong Phuoc Phuc.

Ja dikush për t’u marrë shembull!

Komento
Shperndaje