Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me formacionin më të mirë të Champions League për këtë sezon

Njihuni me formacionin më të mirë të Champions League për këtë sezon
June 04
16:47 2017

Sajti i “Goal.com” publikon formacionin më të mirë të vitit 2016/17 të Ligës së Kampioneve.

Në formacionin e përzgjedhur janë përfshirë katër futbollistë të Real Madridit, Sergio Ramos, Marcelo, Toni Kroos dhe Cristiano Ronaldo.

Nga nënkampionët e Juventusit janë përzgjedhur Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini dhe Dani Alves.

Nga Barcelona janë përzgjedhur dy yjet e sulmit Lionel Messi dhe Neymar.

Pjesë e këtij formacioni janë bërë edhe Thiago Alcantara nga Bayern Munchen dhe Ousmane Dembélé nga Borussia Dortmund.

Mbrëmjen e djeshme Real Madridi fitoi trofeun e 12-të në historinë e vet përballë Juventusit në një ndeshje që spanjollët e fituan me rezultatin 4-1./Blitz.al/

Shperndaje