Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një yll për Kombëtaren, brazilianit i jepet pasaporta shqiptare

Një yll për Kombëtaren, brazilianit i jepet pasaporta shqiptare
April 05
11:53 2017

Përfaqësuesja kuqezi do të rritet në cilësinë e saj dhe kjo falë lojtarit më të ri me origjinë braziliane në përbërje të ekipit.

Nuk bëhet fjalë për Kombëtaren e futbollit në fushë të madhe, por për fushën e vogël, që quhet futsall.

27-vjeçari  Julio Cezar Marinho de Mello ka marrë sot pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës dhe menjëherë do t’i bashkohet Kombëtares së futsallës.

Njoftimi i FSHF-së
JULIO CESAR Marinho de Mello është futbollisti brazilian që është tashmë i natyralizuar si shqiptar dhe i bashkohet që sot skuadrës kombëtare të futsallës në përgatitjet e saj në Prishtinë. Ai është sulmues, i datëlindjes 1990 dhe ka marrë që prej ditës së djeshme pasaportën nga ana e Presidentit të Republikës, i cili menjëherë ka firmosur dhënien e nënshtetësisë për këtë brazilian që do të jetë një forcë më shumë në skuadrën e drejtuar nga Erind Resuli. Siç e shikoni edhe në foto, ai ka udhëtuar menjëherë drejt Prishtinës, ku që sot do të stërvitet me ekipin.

Pritshmëritë për rezultate pozitive janë edhe në këtë raund eliminator të Kombëtares së futsallës. Futbollisti 27-vjeçar ka pranuar të luajë me ngjyrat e Shqipërisë në këtë kompeticion ndërkombëtar shumë të rëndësishëm, për vetë hovin e kësaj skuadre që pas kualifikimit në turin paraeliminator në Varna, ku fitoi me skuadra si Anglia e Bullgaria.

Komento
Shperndaje