Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër viktimë shqiptare nga sulmi në Mynih, 6 shqiptarë rezultojnë të zhdukur

Një tjetër viktimë shqiptare nga sulmi në Mynih, 6 shqiptarë rezultojnë të zhdukur
July 24
14:45 2016

Numri i viktimave shqiptare nga sulmi në Mynih ka shkuar në katër. Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” bën me dije se ka ndërruar jetë një 14-vjeçar nga Lugina e Preshevës që ishte i pranishëm në qendrën tregtare ku u krye sulmi, përcjell Blitz.al.

14-vjeçari është i riu I katër shqiptar, ndër nëntë viktimat e sulmit të shënuar të premten në Mynih. 21-vjeçari Dijamant Zabergja dhe dy vajzat Armela Segashi dhe Sabina Sulaj janë tre viktimat e para shqiptare të sulmit në qendrën tregtare.

Ndërkaq gjashtë shqiptarë të tjerë nga Lugina e Preshevës, rezultojnë të zhdukur. Ata janë kryesisht gra dhe fëmijë. Katër prej tyre janë identifikuar si dy gra me dy fëmijët e tyre nga fshati Geraj i Preshevës dhe një person nga Bujanoca me nipin e tij. Dy të fundit ende nuk janë identifikuar, por njihen si te zhdukur. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje