Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër operacion antikanabis në Krujë

Një tjetër operacion antikanabis në Krujë
October 21
14:16 2016

Nga Anduena Llabani

Vijojnë operacionet antikanabis. Konstatohen ambiente të përshtatura për tharjen e lëndës narkotike.

Sekuestrohen 85 kg Cannabis Sattiva, 1 100 bimë në proces tharje dhe 1 900 të kultivuara.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe fillon procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas tjetër.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, në fshatin Kameras, Krujë, kanë konstatuar bimë Cannabis Sattiva dhe ambiente që shërbenin për tharjen e tyre.

Në brendësi të këtyre ambienteve u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:

  1. Edrin Sulaj, 22 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin;
  2. E. C. 17 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

  • B.K. banues në Arrameras.

Më datë 20.10. 2016, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kameras, pranë shtëpisë së shtetasit B.K., janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike dhe tre ambiente të përshtatura për tharjen e tyre.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 103 pako me mbështjellëse plastike të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 85 kg;
  • 1 100 bimë narkotike në proces tharje të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe
  • 800 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu është ushtruar kontroll edhe në fshatin Kurcaj, Krujë, ku janë konstatuar 4 ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • në këto ambiente janë gjetur të varura degëza me boçe të pastruara nga gjethet e Cannabis Sattiva.
  • 1 100 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar në Nenet 283, 284, 25 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje