Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër kartmonedhë hidhet në qarkullim, ja vlera dhe tematika e saj!

Një tjetër kartmonedhë hidhet në qarkullim, ja vlera dhe tematika e saj!
December 07
17:28 2017

 

 

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur në mbledhjen e datës 6 dhjetor hedhjen e një kartmonedhe të re në qarkullim.

Bëhet fjalë për një kartmonedhë me vlerë 10 mijë lekë të reja, e cila do të ketë si imazh në letër fytyrën e poetit kombëtar, Asdreni.

Përveç poetit, në kartmonedhë do të ketë edhe elementë të Flamurit Kombëtar dhe një varg të Himnit Kombëtar.

Gjithashtu, në mbledhjen e Këshillit u miratuan edhe tekstet shoqëruese që lidhen me vlerën nominale dhe me përmasat e kartmonedhës. /Blitz.al/

Shperndaje