Blitz

 Breaking News

Një tjetër histori përdhunimi: 12-vjeçarja rrëfen abuzimin nga roja i jetimores së Shkodrës

Një tjetër histori përdhunimi: 12-vjeçarja rrëfen abuzimin nga roja i jetimores së Shkodrës
June 03
06:40 2020

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se të shtunën në “Dua të bëj të lumtur” do të transmetohet një histori tronditëse. Një vajzë 12-vjeçare është abuzuar nga roja i jetimores dhe nga polici pasi ka denoncuar, tregon Arbana.

Ajo ka treguar se 12-vjeçarja do tregojë sesi roja e jetimores ka abuzuar me të seksualisht, edhe kur ajo e ka denoncuar.

“Të shtunën, më 6 qershor tek “Dua të të bëj të lumtur” një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshë 12-vjecare nga roja i jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të”, ka shkruar Osmani, duke bërë të ditur historinë e cila me siguri do të ngjallë shumë diskutime.

Share