Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tërmet 6.5 ballë godet Italinë Qendrore, dyshohet për viktima

Një tërmet 6.5 ballë godet Italinë Qendrore, dyshohet për viktima
October 30
10:04 2016

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Italinë Qendrore. Lëkundjet e forta të regjistruara në orën 07:41, me epiqendër në Norcia, janë ndier në orën 07:44 në Romë dhe në qytete të tjera, si Perugia dhe Firenze.

Ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për viktima, tërmeti me thellësi 10 km ka shkaktuar shembjen e bazilikës San Benedetto në Norcia. Si pasojë e lëkundjeve të forta mësohet se është shembur kulla dhe kisha e Shën Agustinit në Amatrice.

Paniku ka mbërthyer edhe banorët e Veneto-s, ku zjarrfikësit shprehen se deri tani nuk kanë marrë asnjë thirrje për ndihmë. “Gjithçka u shemb. Kjo është një fatkeqësi, një katastrofë”,- është shprehur kryetari i komunës së Ussita-s. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje