Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një shqiptar, personi më i kërkuar në Gjermani

Një shqiptar, personi më i kërkuar në Gjermani
January 20
09:29 2017

Një i ri shqiptar mësohet se është personi më i kërkuar nga autoritetet gjermane për momentin.

Policia gjermane ka bërë me dije për mediat vendase se i riu shqiptar është 21 vjeç dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë të një vajze të re.

Ngjarja ka ndodhur në datën 16 janar, vetëm para pak ditësh, dhe dyshohet se atë ditë në qytetin e Aachenit i riu shqiptar ka tentuar të vrasë të renë gjermane, e cila u plagos rëndë, por arriti të mbijetojë.

Nuk dihen ende motivet që e kanë çuar shqiptarin drejt këtij akti ekstrem, por pritet që në vijim policia gjermane të zbulojë më tepër në bazë të hetimit që po kryen.

Identifikimi paraprak i të riut është bërë nga kamerat e vëzhgimit dhe tashmë policia ka shpërndarë foton e tij në media.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje