Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një rast tjetër grabitjeje! Në një bankë në Vlorë vidhen dy thasë me para

Një rast tjetër grabitjeje! Në një bankë në  Vlorë vidhen dy thasë me para
July 11
15:10 2016

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Vlorës është grabitur sot rreth orës 14:20. Sipas burimeve bëhet me dije se dy persona që kanë hyrë si qytetarë të thjeshtë në bankë dhe më pas nëpërmjet kërcënimeve me armë grabitësit  kanë mundur t’i marrin para arkëtarëve.

Pasi kanë vjedhur dy thasë me para, ata janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e qytetit. Për momentin policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohet duke përdorur pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Shuma e saktë nuk dihet ende.

Shperndaje