Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një njësi elitë amerikane po vret krerët e ISIS-it

Një njësi elitë amerikane po vret krerët e ISIS-it
March 30
17:15 2016

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka si qëllim që përmes një njësie speciale të eliminojë krerët e ISIS-it, por kjo strategji është kritikuar shumë sipas mediave amerikane dhe gjermane. Këtë të enjte do të mblidhen në Washington presidentët dhe kryeministrat e 51 vendeve të ndryshme  në “Nuclear Security Summit”, ku thuhet se tema kryesore është parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore në botë, por mendohet se tema dominuese do të jetë luftimi i Shtetit Islamik. Teksa fushatat elektorale për presidentin e ardhshëm të SHBA-së vazhdojnë, Barack Obama dëshiron që deri në përfundim të mandatit të tij të shkatërrohet Shteti Islamik.

Revista “Spiegel” bën me dije se po vazhdojnë sulmet amerikane kundër ISIS-it në Siri dhe Irak dhe shton se krahas sulmeve ajrore dhe ndihmës së trupave irakiane dhe kurde në tokë, një rol të madh po luan edhe angazhimi i njësive speciale.

njesi2

“Ushtarët elitë të Ushtrisë Amerikane angazhohen në të ashtuquajturat misione “Kill-or-Capture”, që do të thotë se obligimi i tyre është që të kapin apo të vrasin kuadrot e IS, me qëllim asgjësimin apo të paktën dobësimin e rrjetit terrorist. Në fillim të marsit, gazeta “New York Times” ka njoftuar për arrestimin e personave të rëndësishëm të IS në Erbil të Irakut. Gazeta shkruan se qëllimi i dërgimit të ushtarëve të njësisë speciale Delta Force është të dobësojë udhëheqësinë e IS. Ndërsa këto ditë është konfirmuar edhe vrasja e një prej krerëve të IS.”, – shkruan ndër të tjera “Deutsche Welle”.

Këto informacione për angazhimin e njësive speciale janë hedhur poshtë nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni. Ministri i Mbrojtjes Ashton Carter ka bërë me dije se njësitë speciale do të “eliminojnë krerët e Kabinetit të IS” një nga një. Ndërsa më i kërkuari në këtë listë është Abu Bakr al-Baghdadi. Së fundi është vrarë i ashtuquajturi “ministër i Financave” i IS, Abdul al-Kaduli. Qëllimi fillestar ka qenë që Kaduli të arrestohet.

Sipas kritikëve, kombinimi i njësive speciale dhe sulmeve ajrore janë të pamjaftueshme për elemininimin e “Shtetit Islamik. Aktualisht, SHBA ka rreth 3000 ushtarë në Irak, por ata kryesisht kryejnë punën e këshilltarëve dhe koordinatorëve.

Etiketimet
Shperndaje