Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një muaj nga tërmeti në Itali, peshkopi: Energji dhe dëshirë për të rindërtuar së bashku

Një muaj nga tërmeti në Itali, peshkopi: Energji dhe dëshirë për të rindërtuar së bashku
September 24
17:22 2016

Sot, më 24 shtator, bëhet një muaj nga tërmeti që goditi më 24 gusht Italinë Qendrore, duke shkaktuar 297 viktima dhe dëme të shumta në komunat e prekura. Në fjalën e tij, peshkopi i Rietit, Imzot Domenico Pompili, u shpreh gjatë ceremonisë fetare në nderim të viktimave se nevojitet bashkëpunim për të rindërtuar zonat e prekura.

“Duart dhe zemrat tona duhet të gjejnë energjinë dhe dëshirën për të rindërtuar së bashku. Vetëm në këtë mënyrë, fryma e jetës do të rikthehet”,- është shprehur ai.

Nga ana tjetër, komisioneri për rindërtim, Vasco Errani, u shpreh në fund të meshës se rindërtimi është një program në fokus të autoriteteve qeveritare dhe jo vetëm. “Nuk bëhet fjalë për një situatë të përkohshme, për një hap të përkohshëm për të rindërtuar gjithçka, për të ringjallur aktivitetet ekonomike, të nevojshme për komunitetin. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje