Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një i dënuar telefonon nga burgu dhe kërcënon se do të bëjë akte terroriste

Një i dënuar telefonon nga burgu dhe kërcënon se do të bëjë akte terroriste
November 26
15:33 2016

Një i dënuar është vendosur nën hetim për akte terroriste, pasi nga burgu ku ai vuan një dënim ka telefonuar dhe ka kërcënuar se do të kryente akte terroriste.

Si rezultat i monitorimit dhe punës së bërë nga Drejtoria e Antiterrorit, më datë 25.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dënuarin Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), burgu Fushë Krujë, për veprën penale “Kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga Neni 232/b i Kodit Penal.

Ky shtetas është i dënuar dhe vuan dënimin për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste./Blitz.al/

Komento
Shperndaje