Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një grua lind në avion, e pabesueshme çfarë emri zgjodhi për fëmijën!

April 28
14:29 2016

...

...
Picture 1 of 2

Një nënë i dha jetë fëmijës së saj gjatë kohës që po udhëtonte me avion për të shkuar nga Singapori në Myanmar. Ishte e papritur për të gjithë që pikërisht në momentin kur avioni ishte në ajër, gruaja shtatzënë ndjeu dhembjet paraprake të lindjes. Menjëherë ajo u ndihmua nga doktorët e personelit të avionit, të cilët arritën të kryenin me sukses procesin e lindjes së bebes.

Pasi u dëgjuan të qarat e fëmijës, të gjithë pasagjerët e avionit e shoqëruan me duartrokitje dhe në bord u krijua një atmosferë shumë e këndshme. Aq të lumtur ishin prindërit që arritën të përshëndeteshin me fëmijën e tyre për herë të parë në avion, sa ranë dakord që djalit të vogël t’i vendosin emrin e kompanisë ajrore në të cilën ai lindi, Jetstar.

Një nga drejtuesit e personelit në avion u shpreh: “Skuadra jonë është e trajnuar për çdo emergjencë të mundshme, por gjithsesi jemi vërtet krenarë që doktorët tanë ndihmuan në lindjen e një fëmije të shëndetshme dhe e pritën siç duhet pasagjerin më të vogël të bordit tonë…”.

Si shpërblim, kompania ajrore “Jetstar” i dhuroi djalit të porsalindur të mira materiale në vlerë 1000 dollarë.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje