Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një grua dëshmon kundër Shullazit. Urdhërohet sekuestrimi i dokumentacioneve në hipotekë dhe gjykatë

Një grua dëshmon kundër Shullazit. Urdhërohet sekuestrimi i dokumentacioneve në hipotekë dhe gjykatë
May 02
19:14 2016

Emiljano Shullazi i është drejtuar Gjykatës së Apelit, pasi sipas mbrojtjes nuk ka asnjë provë dhe kallëzim kundër tij. Por një femër duket se ka ndryshuar pozitën e 38-vjeçarit protagonist të lajmeve të kohëve të fundit.
Një burim konfidencial i “Top channel” thotë se pas ofertave të organit të akuzës ndaj disa biznesmenëve që dyshohet se janë gjobitur, një grua drejtuese biznesi është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka dëshmuar kundër Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit.
“Më kanë marrë një pasuri timen në Tiranë me vlerë 1 milionë euro”,- ka thënë gruaja, sipas së cilës kjo pasuri ka kaluar në pronësi të Gilmando Danit.
Gruaja është marrë në pyetje nga zyrtarë të prokurorisë për disa orë ndërkohë që është urdhëruar sekuestrimi i dokumentacionit në hipotekë dhe gjykatë për verifikim me prova të këtij denoncimi nga ana e 50-vjeçares, identiteti i së cilës nuk është bërë i njohur për mediat. Kjo akuzë konsiderohet si provë e rëndësishme e mund të jetë siguria e burgut për grupin “Shullazi”.
Konfirmohet se tre shtetas të përmendur në një raport të Shërbimit Informativ si biznesmenë që u është vendosur gjobë nga Shullazi kanë refuzuar të depozitojnë kallëzim kundër tij.

Përshtatur nga Top Channel

Komento
Shperndaje