Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një deputet takime të fshehta me Dritan Dajtin, SHKB kontrolle në burgun 302

Një deputet takime të fshehta me Dritan Dajtin, SHKB kontrolle në burgun 302
September 28
13:34 2016

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka zbarkuar sot në burgun 302 për të kryer kontrolle pas deklaratës së gazetarit Artan Hoxha dje në “News24” se një prej deputetëve të Komisionit të Sigurisë ka hyrë në institucionin e dënimit dhe ka takuar Dritan Dajtin.

Specialistët e SHKB-së kanë kryer kontrolle për të zbuluar se cili ishte deputeti që ka hyrë në burg dhe ka takuar të burgosur.

Dritan Dajti akuzohet si kapobandë dhe autor i një masakre të pesëfishtë të 7 gushtit 2009 në qytetin e Durrësit, ku 4 prej viktimave ishin policë.

Në të njëjtin burg ndodhet edhe Kastriot Ismailaj. Sipas gazetarit Hoxha, deputeti në fjalë ka deklaruar se do të takonte edhe ish-zv/drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labin, por nuk është takuar.

“Para se të hynte në burg, deputeti ka kërkuar që të fiken kamerat e sigurisë, në mënyrë që të mos linte gjurmë. Deputeti mund të takojë çdo të dënuar, pasi këtë ia lejon ligji por nuk është normale që kërkohen të mos lihen gjurmë”, – është shprehur gazetari.

Etiketimet
Shperndaje