Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të dini

Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të dini
October 02
08:26 2019

Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane DV-2021. Ashtu siç kishte njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi në ‘Facebook’, aplikimet do të fillojnë sot prej orës 18:00 dhe do të zgjasin deri më 5 nëntor, në orën 17:00.

Pra bëhet fjalë për më shumë se 4 javë kohë, kur shqiptarët mund të aplikojnë për lotarinë amerikane, gjithmonë duke respektuar kërkesat dhe kriteret e saj. Këtë e shkroi dhe Ambasada pak ditë më parë, si këshillën e parë, ndërkohë që pritet të publikojë dhe udhëzime të tjera sot e në vazhdim.

“🇦🇱️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg

/Blitz.al/

Share