Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nisin së shpejti aplikimet për lotarinë amerikane, ambasada publikon datën

Nisin së shpejti aplikimet për lotarinë amerikane, ambasada publikon datën
September 26
10:15 2019

Së shpejti nisin aplikimet për lotarinë amerikane DV-2021. Ambasada amerikane siç është bërë traditë tashmë cdo vit, ka publikuar sot datën kur nisin zyrtarisht aplikimet dhe afatin sa zgjasin.

Aplikimet do të nisin më 2 tetor dhe do të vazhdojnë deri më 5 nëntor. Pra bëhet fjalë për më shumë se 4 javë kohë, kur shqiptarët mund të aplikojnë për lotarinë amerikane dhe shansin për tu zhvendosur drejt SHBA-së.

Ndërkohë ambasada ka dhënë dhe këshillën e parë për të gjithë ata që duan të aplikojnë për këtë lotari:

🇦🇱️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”.

Share